Pako Standard është një sistem tradicional ETICS me stiropor (EPS-polistiren i ekspanduar).
Është i dedikuar për montimin e sistemeve termoizoluese në objekte të reja dhe në ato ekzistuese.
Zbatohet tek të gjitha objektet në të cilat dëshironi të realizoni kursime të energjisë sipas sistemit ETICS të sigurt e cilësor dhe me çmim të volitshëm.
Në pakon Standard aplikohet shumicën e rasteve Stiropori N3 (15Kg )
Pako Strong është një sistem ETICS i gjeneratës së re me Neoporpolistiren i ekspanduar me shtesë grafiti.
Stiropor (EPS) me shtesë grafiti, për shkak të koeficientit të ulët të përçimit të energjisë termale, arrin të njëjtin efekt të izolimit termal me një trashësi prej 20% më të vogël në krahasim me izolimin ekuivalent (Stiroporin e bardhë)
Rekomandohet për struktura që kërkojnë forcim fleksibël dhe tërheqës të shtresave mbështetëse të sistemit dhe rritjen e rezistencës së sipërfaqes së fasadës ndaj goditjes dhe shpimit . Të dyja arrihen me trashje dhe përforcim të dyfishtë, dhe një suva të veçantë të bërë posaçërisht për këtë qëllim, me aditivë mikro-përforcues, të cilët ndikojnë në rritjen e forcës fleksibile dhe tensionuese.
Ky sistem ofron siguri të lartë, veçanërisht nga dëmtimet e shkaktuara nga ngjarjet ekstreme të motit (breshri, reshjet ekstreme të mëdha) si dhe nga dëmtimet e shkaktuara nga zgjatjet e larta termike dhe kontraktimet.
Pako Premium është një sistem kulminant ETICS me lesh mineral (guri).
Ky sistem karakterizohet për nga izolimi kulminant termik dhe zanor i objekteve dhe për nga depërtueshmëria e lartë e avullit. Meqë leshi mineral (i gurit) është material që nuk digjet, me montimin e sistemit për fasada arrihet një siguri shtesë në rast të shpërthimit të zjarrit.
Sistemi i izolimit termik PREMIUM është menduar për të dy ndërtesat më të ulëta deri në 22 m dhe ndërtesat më të larta mbi 22 m.
Mbërthecka prej leshi minerale (prej guri) ose panele mund të përdoren për izolim, dhe disa shtresa të materialeve përfundimtare JUBIZOL janë në dispozicion për shtresën e mbarimit.
Sistemi me lesh guri është jo i djegshëm, kështu që është i dobishëm për mbrojtje termike të të gjitha ndërtesave (madje mbi 22 m) me kërkesën e sigurisë më të lartë nga zjarri.
Karakterizohet gjithashtu nga përshkueshmëria e lartë e avullit dhe, përkundër përshkueshmërisë së mirë të avullit, suva përfundimtare i siguron sistemit mbrojtje të lartë ndaj ujit të shiut.
Faza 1 – Lyerja e sipërfaqes me Tieff Grund
Para çdo veprimi, Ne duhet së pari të lyejm muret e objektit apo shtëpis me Bazë Emulsioni (Tieff Grund), e pastaj të vazhdojmë me Procedurën e Ngjitjes së Pllakave të Stiroporit me Ngjitës Adekuat.
Tieff Grund përdoret në sipërfaqe të ndryshme për të kufizuar ose balancuar absorbimin dhe për të forcuar lidhjen mes shtresave.
Faza 2 – Lyerja e sipërfaqeve nga betoni me Beton Kontakt
Në pjesët e sipërfaqes nga betoni, duhet aplikuar Beton Kontakt i cili është produkt që shërben si urë lidhëse speciale për suvatim të sipërfaqeve nga betoni, i cili siguron fortësi të njëtrajtshme.
Beton Kontakti zvogëlon aftësinë ujëthithëse dhe Neutralizon vlerën e pH.
Pas lyerje së sipërfaqes me tieff grund, fillojm me vendosjen e Akcesorit mbajtës të Stiroporit (Cokëllshinit), dhe pastaj fillojmë vendosjen e pllakave të Stiroporit me ngjitësin i cili duhet të jetë cilësorë dhe i garantuar për veprimin tonë.
Qoftëse Ne vendosim Pllaka të Stiroporit N3 10cm, atëherë duhet të dijm që pesha e tyre specifike është 1.5 Kg për M² , dhe patjetër Ngjitësi duhet të jetë Cilësorë dhe i pasurë me fibra i cili ngjetë dhe forcon maskimalisht pllakën e Stiroporit në Muri.
Shembull: Shtëpia ka sipërfaqe 250 M² dhe vendosim Stiropor N3 10cm ( 250 x 1.5Kg = 375 Kg Vetëm pesha e Stiroporit)
Pesha Specifike e Stiroporit për M² / N3 10cm = 1.5kg kurse N4 10cm = 1.7kg
Preferohet vendosja e tipllave në shtëpit apo objektet mbi 3 Kate lartësi !
Obligative: Vendosja e tipllave në shtëpit e vjetra, ose të rinovuara.
Pas ngjitjes së Pllakave të Stiroporit, vendosim Rjetë qelqi e cila duhet të jetë cilësore (145gr , 160gr ose 180gr), dhe pastaj vazhdojmë me Suvatim me Llaqë Rrafshues i cili aplikohet mbi pllakën e Stiropori.
Llaqi rrafshues duhet të jetë Cilësorë, i pasurë me Fibra dhe rekomandohet të ipen 2 Shtresa me llaqë Rrafshues.
Llaqi rrafshues duhet të qëndrojë së paku 5 Ditë në fazën e tharjes e mandej të vazhdohet me Finalizimin e Fasadës.
Gjatë kësaj faze duhet vendosur Akcesorët e Sistemit të Izolimit :Kënde rrjetë, Apu Llajsne, Kënde Pikore, Shkumë Stiropori XPS dhe kënde Harkore.
Pregaditja për Finalizimin e Sistemit të Fasadës
Në këtë fazë duhet të aplikohet Bazë Fasade Kuartzi e cila lidhë dhe forcon shtresën e Llaqit rrafshues me Fasadën që aplikohet në fund të projektit.
Baza e Fasadës aplikohet me roller ose brushë dhe pas 24 orëve mund të fillojmë me aplikim e Fasadës Dekorative.
Karakteristikat dhe Aplikimi i Fasadës
Fasada është llaç cilësor dekorativ me bazë Akrilike ose Silikate, është jashtëzakonisht e fortë dhe rezistente ndaj ujit.Ngjitet mirë në sipërfaqe dhe mundëson depërtueshmëri të mirë të avullit.
Është rezistent ndaj ndikimeve atmosferike dhe rrezatimeve UV.
Përdoret për mbrojtjen dhe dekorimin e sipërfaqeve minerale të mureve të jashtme dhe të brendshme.
Është shtresa e fundit te punimi i fasadave termoizoluese.
Fasada prodhohet si ngjyrë e bardhë, ndërsa mund të Pigmentohet me Sistemin JUMIX i cili ofron deri në 3000 Nuanca.
Vërejtje: Zgjedhja e Nuancës për Fasadë duhet të jetë në përputhje me Kriteret e Prodhuesit, Tek nuancat e mbyllta (Nuancat e Errëta) NUK ipet Garancion sepse mund të shfaqen anomali të ndryshme si p.sh.: Zbehje e Nuancës apo shfaqje e algave apo myshqeve, dhe Prodhuesit rekomandojnë nuanca më pak të errëta të cilat janë rezistente ndaj rrezeve të diellit.
Temperatura kur duhet Aplikuar Fasada ?
Temperatura optimale e punës duhet të jetë +10°C deri +25°C. Nuk bën të përdoret në temperaturë nën +5°C, e as në diell të fortë, në erë, mjegull dhe shi.
Kur Izolojmë Shtëpinë apo Objektin, Ne fitojm një pamje të bukurë dhe dekorative.
Përparsitë kur Izolojmë shtëpinë:
Ne besojmë në produktet që kemi shitur dhe jemi të sigurt në lidhje me cilësinë, prandaj Ne japim për produktet tona deri në 10 vjet garanci.
Kur vlenë Garancioni ?
Kur nuk vlenë Garancioni ?