https://bledicolor.com/wp-content/uploads/2019/08/BANERI-bledicolor.png

Kujdesi për Klientin, është pasioni jonë !

THEMELIMI I KOMPANISË

Bledi Color është themeluar në vitin 2001 me një objekt me sipërfaqe të vogël dhe me numër të vogël të produkteve.
Në fillim të vitit 2004 kemi filluar me Nuancimin e Fasadave dhe ngjyrave për mure të mbrendsme dhe të Jashmet me sistemin kompjuterik Slloven JUB.
Tani Kompania jonë ka dy pika të shitjes me sipërfaqe mbi 3000 m2, si me dhe me një gamë të gjerë të produkteve nga brendet më të mira europiane si dhe vendore.

PROFILI I KOMPANISË
Bledi Color është SHITORE E SPECIALIZUAR në sektorin e Fasadave dhe Ngjyrave, Veglave të Punës si dhe Veglave Profesionale Elektrike.
Ne ofrojmë mbi 30 Brende botërore si dhe Brende Vendore të cilat japin vlerë dhe garancion për cdo produktë të tyre.
Jemi lider në tregun tonë komunal falë sherbimeve profesionale për Konsumatorin, përvojes në punë dhe ofrimit të produkteve cilësore dhe me cmime të volitshme për Konsumatorin.
Investimi në njohuri dhe aftësi të veçanta është një nga prioritetet tona kryesore dhe përparësi ndaj konkurrencës.

VIZIONI I KOMPANISË
Me një standard cilësor, Ne po dëshmojmë angazhimin tonë për cilësi dhe kënaqësi të konsumatorëve për vite me rradhë.
Standardi bazohet në parimet e Ofrimit të shërbimeve dhe produkteve kualitative, të cilat janë një komponent thelbësor të praktikës së mirë të biznesit.

Qëllimi Primarë i Kompanisë është Besueshmëria dhe Partneriteti me konsumatorët tanë.

Vizioni i Kompanisë Bledi Color është që mbrenda disa viteve të jetë një ndër kompanitë Lider në gjithë tregun e Kosovës dhe të jetë një qendër e madhe e Programit “Home Decorations & Painting Center”

PËRGJEGJËSIA SOCIALE
Përgjegjësia sociale e BLEDICOLOR sh.p.k. pasqyrohet në përgjegjësinë e kompanisë për punonjësit e saj dhe për biznesin e suksesshëm, i cili siguron një përfitim më të gjerë shoqëror.
Në qendër të vëmendjes sonë është qëndrimi ndaj bashkësisë lokale, në të cilën mbështesim aktivitete, shoqëri dhe grupe të ndryshme.

INOVACIONET TEKNOLOGJIKE
Ne shfrytëzojmë teknologji superiore për të kontribuar në Konsumatorët dhe Shoqërinë tonë në mënyrë të qëndrueshme, me produkte dhe shërbime të reja, përmes një fuqie punëtore kompetente, të ndërtuar mbi një kulturë dhe shkollim adekuat.

KUJDESI PËR KLIENTIN
Kujdesi për Klientin është pasioni ynë, ofrimi i shërbimeve dhe i produkteve të reja gjithnjë e më të mira bënë pasurimin e misionit tonë.
Për të qëndruar sa më afër kërkesave dhe nevojave të Klientëve tanë, BlediColor ka të hapura 2 linja telefonike nga ora 07.00 deri në 18.00 ku përgjigjemi çdo herë kërkesave të Klientëve, si dhe jemi gjatë tërë kohës Online në rrjetet Sociale Facebook dhe Instagram duke prezantuar produktet dhe risit që ndodhin çdo moment në BLEDICOLOR.

PSE KLIENTËT ZGJEDHIN GJITHMONË BLEDICOLOR ?Ne ofrojmë shërbime të besueshme për Klientët tonë

Zbritje Reale deri në 60%

Të gjitha Produktet kanë Çmimin dhe përmbajtjen e vendosur në Artikull

Shumë të shpejtë në dërgimin e Produktit deri tek Klienti

Mundësi Pagese deri në 50% me Cash dhe 50% me Këste përmes BPB dhe ProCredit Bank

BLEDICOLOR Shtime

+38344277487
bledicolor@hotmail.com
Rr.Adem Jashari p.n. 72000 SHTIME

BLEDICOLOR Lipjan

+38344201873
bledicolor@hotmail.com
Rr.Hajredin Bajrami p.n. 14000 LIPJAN

ORARI I PUNËS

E Hënë - E Shtune
07:00 - 19:00
E Dielë
07:00 - 13:00

Media Sociale