Pregaditja për Finalizimin e Sistemit të Fasadës
Në këtë fazë duhet të aplikohet Bazë Fasade Kuartzi e cila lidhë dhe forcon shtresën e Llaqit rrafshues me Fasadën që aplikohet në fund të projektit.
Baza e Fasadës aplikohet me roller ose brushë dhe pas 24 orëve mund të fillojmë me aplikim e Fasadës Dekorative.
Karakteristikat dhe Aplikimi i Fasadës
Fasada është llaç cilësor dekorativ me bazë Akrilike ose Silikate, është jashtëzakonisht e fortë dhe rezistente ndaj ujit.Ngjitet mirë në sipërfaqe dhe mundëson depërtueshmëri të mirë të avullit.
Është rezistent ndaj ndikimeve atmosferike dhe rrezatimeve UV.
Përdoret për mbrojtjen dhe dekorimin e sipërfaqeve minerale të mureve të jashtme dhe të brendshme.
Është shtresa e fundit te punimi i fasadave termoizoluese.
Fasada prodhohet si ngjyrë e bardhë, ndërsa mund të Pigmentohet me Sistemin JUMIX i cili ofron deri në 3000 Nuanca.
Vërejtje: Zgjedhja e Nuancës për Fasadë duhet të jetë në përputhje me Kriteret e Prodhuesit, Tek nuancat e mbyllta (Nuancat e Errëta) NUK ipet Garancion sepse mund të shfaqen anomali të ndryshme si p.sh.: Zbehje e Nuancës apo shfaqje e algave apo myshqeve, dhe Prodhuesit rekomandojnë nuanca më pak të errëta të cilat janë rezistente ndaj rrezeve të diellit.
Temperatura kur duhet Aplikuar Fasada ?
Temperatura optimale e punës duhet të jetë +10°C deri +25°C. Nuk bën të përdoret në temperaturë nën +5°C, e as në diell të fortë, në erë, mjegull dhe shi.